Ylli i “Black Eyed Peas”, Fergie, ka deklaruar se grupi është duke bërë një pauzë, ashtu që anëtarët të fokusohen në jetën e tyre personale.

Krijuesit e hitit “I Gotta Feeling” i kanë zbutur paksa oraret e tyre të ngjeshura në muajt e fundit, ndërsa Fergie është e kënaqur, sepse ka më shumë kohë për burrin e saj, Josh Duhamel.

“Jemi duke pushuar për ta shfrytëzuar kohën në mënyrë personale… Josh dhe unë do të kalojmë më shumë kohë së bashku këtë vit, në krahasim me vitet tjera, gjë që është e bukur”, ka thënë Fergie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here