Pasi ka krijuar një lidhje të stabilizuar me Adelën, me të cilën ka punuar edhe në disa projekte mediatike, tashmë po kërkon të kthejë në realitet dëshirën e tij për t’u marrë me kinematografi.

Dhe ia ka dalë… Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një film që do të realizohet në Itali, ku në kastë do të ketë regjisor shqiptar dhe italian, aktorë italianë si dhe tre shqiptarë, ndër të cilët edhe Bjordi.

Djali që kaloi rreth 20 vjet të jetës së tij në Itali, e ka fare të natyrshme këtë përshtatje, për arsye të njohjes së gjuhës dhe ambientit, ndërkohë që pasioni për filmin i shemb çdo pengesë.

Kjo gazetë ka mësuar se në të njëjtin film d të paraqitet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Çiljeta në film ka rolin e një baristeje, ajo është shtatzënë, diku në muajt e fundit dhe është një nga personazhet që gjendet e mbyllur në ashensor. Çiljeta ka luajtur edhe herë të tjera role sekondare, si psh. tek filmi “Ishte kohë për dashuri”, por mbase kësaj here roli i saj do të jetë më impenjues, pasi bëhet fjalë për një triler psikologjik dhe aktorët janë më së shumti italianë, por edhe personazhet duhet të flasin italisht.

Filmi do të marrë pjesë në disa festivale kinematografike, si dhe do të shfaqet në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here