Biznesmeni që propozoi Rozana Radin në publikNjë histori gati-gati si nëpër filma ka ndodhur këto ditë në Tiranë, e cila si objekt ka një personazh të njohur të botës së artit në vendin tonë.

E ftuar në një nga lokalet e natës në kryeqytet për të kënduar, asaj i ka ndodhur diçka e pazakontë, por që e ka vlerësuar si një gjest fisnik. E kemi fjalën për aktoren dhe këngëtaren e njohur Rozana Radi.

Në një moment kur të gjithë po argëtoheshin në atë ambient dhe Rozi ishte në kulmin e performancës së saj, dikush arrin të mendojë ndryshe, në mënyrë serioze.

Burime konfidenciale për “Sh2”-shin na kanë rrëfyer gjithçka, çfarë ka ndodhur disa net më parë.

Pasi e kishte dëgjuar për minuta të tëra këngëtaren, ai ka gjetur momentin e përshtatshëm për t’i bërë surprizën vajzës çapkëne. Djali, për të cilin më pas mësuam se ishte një person i njohur në botën e biznesit, në mesin e këngës, nëpërmjet kamerierit të klubit i ka dërguar Rozit një…. unazë fejese. Po, po, unazë!

Sekondat e para ajo ka ngelur e shtangur, por menjëherë e ka marrë situatën në dorë. Duke shtrënguar fort një kuti të kuqe bizhush nga e cila rrezëlliste një unazë e gdhendur me mjeshtëri dhe e denjë për një propozim fejese. Ajo ka nisur të buzëqeshë, ashtu siç di Rozi. Aty e ndërpret menjëherë këngën dhe thotë këto fjalë….

“Një person që momentalisht gjendet mes jush në këto çaste më ka dhuruar këtë unazë në këmbimi të një përgjigjeje pozitive nga ana ime. E falënderoj shumë këtë person për gjestin e tij kaq fisnik, si dhe për mendimin dhe tentativën e tij kaq serioze.

Ai është një djalë që nuk e njoh nga afër, por di që ndjen diçka për mua. Unë po e marr këtë unazë me vete dhe po i kërkoj atij pak kohë për të vendosur. Tani në duar kam këtë unazë të bukur që më surprizoi dhe njëkohësisht më lumturoi, por… në zemër dhe në mendje them se kam dikë tjetër….”

Është ndjerë që e gjithë kjo situatë ka emocionuar jo vetëm Rozanën por edhe të pranishmit në atë vend. Ne kemi kontaktuar vetë me Rozanën, e cila na e ka konfirmuar këtë fakt, duke na rrëfyer se ende nuk ka vendosur asgjë.

“Unë, – thotë ajo – mendoj se dua dikë tjetër, ndaj dhe jam në mëdyshje me idetë e mia. Të jem e sinqertë ajo surprizë e asaj nate m’i ka turbulluar pak ujërat”. Duke qeshur ajo na shton: “Në fakt unë ujërat e turbulluara i kam pasur gjithmonë dhe tani pres që dikush të m’i qetësojë, por nuk e di se kush prej djemve do jetë më i zoti për ta bërë këtë gjë.

Ende nuk e kam gjetur se kush do jetë ai, i denji që të m’i qetësojë mua “ujërat” e jetës dhe të karakterit tim, djali që më surprizoi me një unazë fejese, apo ai që ka disa kohë që fle në heshtje në zemrën time”.

Po kush ishte djali në fjalë, të cilit Rozana i ka lënë një unazë “pezull”? Ajo pohon se di vetëm që është një person, i cili ka tentuar shpesh dhe në mënyrë të kulturuar të komunikojë me të. Gjithashtu, di që është një biznesmen, por nuk pranon të na e zbulojë emrin e tij, gjë për të cilin thotë se nuk ka kuptim, përderisa unë nuk kam vendosur ende asgjë.

Gjithashtu, Radi pohon se momentalisht nuk është e “lidhur” me dikë, por është në dilemë të zgjedhë unazën e bisnezmenit apo personin që ka në zemër, i cili ndoshta ka të njëjtën dilemë si puna e Rozit.

Megjithëse është e lumtur për faktin se është e rrethuar nga dashuria, i kërkon atij dhe vetes pak kohë për të kuptuar dhe vendosur çfarë do realisht Rozana Radi. Deri në atë kohë edhe ne jemi në pritje të vendimit të saj, megjithëse ende nuk dihet se sa kohë do t’i duhet asaj të kthejë një përgjigje.

Radi është një vajzë, e cila ka spikatur mes vorbullës së këngëtarëve që kanë lindur vitet e fundit, për interpretimet e saj të veçanta, mënyrën direkte të të komunikuarit dhe të qenit një aktore e talentuar.

Të gjitha këto nuk gjenden rastësisht tek ajo, por që i ka të trashëguara nga familja dhe mbi të gjitha nga babai i saj, Ferdinand Radi, aktor dhe regjisor shumë i njohur. Ajo nuk ta përton shumë kur është fjala për të thënë një të vërtetë. Batuta dhe karizma, nuk i shterojnë, aq sa asnjëherë nuk mund të mbetet pa fjalë.

“Kur jam e mërzitur, flas me veten time”

Ndodh edhe kështu. Gjatë bisedës që realizuam me Rozana Radin, ajo nuk nguron të na tregojë edhe ndodhira nga jeta e saj e përditshme, bëmat e së cilës janë pa fund. Rrjeti momental më i famshëm në fecabook, ka shkaktuar probleme, të cilat shpesh ia vlen t’i marrësh me sportivitet, ashtu si ka bërë edhe Rozi.

Më emrin tim thotë ajo, janë disa në fb, madje edhe me foton time. I kam bërë miq dhe kur nuk kam se çfarë të bëj unë, Rozana Radi e vërtetë, flas një Rozanë tjetër e cila pretendon se jam unë. I them se, unë (e vërteta) jam një fanse juaj (Rozanës) dhe bëj gallatë me pak fjalë, shprehet ajo. Nga ana tjetër pohon Radi, (Rozana e rreme) thotë, po, po, unë jam Rozi… historia facebook-u me pak fjalë.

Radi: Historitë e mia të dashurisë, në tekste këngësh.

Të gjithë e kemi vënë re se Rozana është një shkruese shumë e mirë e teksteve të këngëve. Shumë prej hiteve më të suksesshme të viteve të fundit janë shkruar nga dora e saj. Sekreti?

Janë histori reale, të përjetuara nga vetë unë, tregon ajo. Janë të ndjera, të jetuara dhe më pas të hedhura në fletë pentagrami. Ndoshta, kjo është një mënyrë e mirë për t’i kujtuar e për t’i mbajtur mend…. /Gazeta Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here