Duket se kalimi i statusit në beqare i këngëtares shqiptare Elva Gjata, ka rritur interesin apo ua ka hapur rrugën njerëzve që janë të afeksionuar ndaj saj.

Megjithëse pas ndarjes nga i fejuari i saj Rogert, është përfolur për një lidhje dashurore me Flori Mumajesin, thashethemet për flirte të tjera nuk reshtin së publikuari nga media të ndryshme.

Kësaj here jo vetëm që përflitet, por tregohen edhe fotot e një biznesmeni kosovar që është shumë i pasionuar pas këngëtares së famshme dhe seksi shqiptare. Këto janë foto të shkrepura gjatë momenteve të pushimit të koncerteve të saj në diasporë.

Ky admirues që ka arritur të përqafojë ‘fiksimin’ e tij quhet Gazi dhe është nga Vushtria e Kosovës, por që jeton në Suedi. Për të nuk kemi shumë informacion të detajuar, por dihet që jeton në Malmo të Suedisë, ku merret me organizimin e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore në të gjitha vendet skandinave. Flitet se më parë ka patur lidhje dashurore me një nga motrat e Dafina Zeqirit, por tashmë interesimi duket se ka marrë një drejtim tjetër, që kurse Elvana po shijon statusin e beqares. /LajmeShqip.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here