Së fundmi, ajo që shqetëson pallatin Elize është një biografi e paautorizuar e bukuroshes italiane që pritet të dalë në treg javën tjetër.

Pavarësisht përpoekjeve për ta bllokuar botimin, libri që rrëfen jetën intime të Brunit me shumë meshkuj, do jetë shumë shpejt në duart e francezëve.

Biografia shkon deri aty sa e përshkruan Brunin si një femër shumë ambicioze, madje mendohet se ajo ka ftuar edhe ish të dashurit VIP në shtëpinë e saj, për t’i prezantuar me bashkëshortin. “Carla, Une Vie Secrete”, titullohet libri i autores Besma Lahouri, e cila në vitin 2008 ka publikuar edhe biografinë e Zinedine Zidane.

“Prej dy vjetësh, Bruni ka rishkruar historinë e saj duke ndryshuar imazhin dhe besimin e saj për të majtën. Në fund të fundit, Bruni që shohin francezët nuk është e vërtetë”, thuhet mes të tjerash. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, pallati Elize ka marrë një kopje duke analizuar deri në detaje një mundësi për të cuar cështjen në gjykatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here