Binjaket shqiptare në serialin e njohur austriak “Soko-Donau”Azili dhe arratisja janë temë e episodit të ri të serialit të njohur televiziv austriak “Soko-Donau”. Në këtë seri që po xhirohet në shtëpinë e azilit “Freunde schützen” luajnë edhe motrat binjake, shqiptaret me prejardhje nga Kosova, Daniela dhe Doruntina Komani.

Në këtë shtëpi azili jetojnë 21 familje të rrezikuara për dëbim. Shtëpia është ngritur para pesë vitesh dhe atëbotë pikërisht motrat Komani, atëbotë refugjate që banonin aty, që me fatin e tyre kishin bërë bujë në opinion.

Vajzave simpatike nga Kosova pas dëbimit në vendlindje u qe mundësuar kthimi i sërishëm në Austri. Sot, ato kanë mbushur 13 vjet, ndjekin shkollën e mesme dhe luajnë në serialin Soko-Donau.

“Gjatë xhirimeve nuk na janë ngjallur kujtimet e hidhura. Ne nuk mendojmë më për ato”, thonë binjaket për televizionin austriak ORF, transmeton albinfo.ch. Krahas motrave Komani në serial luajnë si statiste edhe fëmijë dhe të rritur tjerë, banorë të qendrës së azilit në skena si ato të dëbimit.
Këto skena janë të ndjeshme për azilkërkuesit por ata kanë treguar të gjithë talent, thonë realizatorët e serialit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here