Bim BimmaRep artisti BimBimma tash e tre vjet është duke punuar në albumin e tij të ri, projekt ky që tashmë po prek finalizimin.Për RTV Dukagjinin Bimi ka treguar se i ka gati 45 këngë të reja, nga të cilat do t’i ndaj 20 për album.

Ky projekt, sipas reperit, do të publikohet gjatë verës, kurse ajo çfarë ka premtuar ai është se këngët do të jenë jo komerciale dhe me tema aktuale të shoqërisë sonë.

Sa i përket komercializmit, BimBimma ka thënë që këso këngësh nuk do të bëjë asnjëherë, duke theksuar se ai nuk këndon këngë “mbi tavolina, ndër tavolina”, siç kanë bërë disa kolegë të tij.

Pjesë e këtij albumi do të jenë edhe disa bashkëpunime me reperë të tjerë, njëri nga të cilët është edhe reperi Cyanide, me të cilin Bimi brenda pak ditësh do të publikojë bashkëpunimin e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here