Amy Winehouse, është gjallë në Serbi, të paktën si legjendë urbane. Mbi 20 mijë veta që e kanë urryer këngëtaren britanike në qershor, tani janë krenarë që kanë qenë në koncertin e saj të fundit.

Momenti i rrënimit të saj në skenë, harrimi i vargjeve dhe gjendja e lodhur, kishin bërë që njerëzit të dëshpërohen që kanë dhënë nga 30 deri në 50 euro. Por, askush se mendonte që do të ishte koncerti i saj i fundit, pikërisht ai në Beograd.

Pas vdekjes ende qarkullojnë biletat në shitje në faqet e internetit si në tregun virtual e-bay. Kush ka biletën, është pyetja. Çmimet shkuan deri në 1000 paund dhe tashmë ranë. Ata që ende i kanë biletat i ruajnë me xhelozi, t’i shesin apo jo. Për ironi fansat mund të marrin paratë e tyre mbrapsht.

“Në koncert kam pasur një ndjenjë të çuditshme pasi nuk e kam besuar që do të jetë i fundit, por ka qenë ideja që nuk është një koncert i zakonshëm. Jam adhuruese e madhe dhe koncerti ka qenë i mundimshëm pasi nuk e prisja që të ishte aq katastrofë. Por, jam krenare që e kam biletën”, thotw Marija Dimitrijevic-Miskovic, antropologe nga Beogradi.

Këngëtarja legjendare që vdiq në moshën 27- vjeçare ka hyrë në histori.

Biletat shërbejnë jo vetëm si hyrje në një hapësirë, por edhe në kujtimin e legjendave tragjike. Ata që janë në krizë mund të bëjnë para një ditë duke thënë: Amy, u prefsh në paqe!/tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here