Big Mama vjen përsëri me GassonPas bashkëpunimit të suksesshëm të titulluar ‘’Bone n’club’’, një këngë me një tekst mjaft provokues, rep këngëtari i ri Gasso ka gërshetuar përsëri vokalin e tij me këngëtaren atraktive, Big Mama.

Këtë herë ata kanë vendosur që këngën ta titullojnë ‘’Loca’’ derisa videoprojekti i këngës vërtetë do të jetë ‘loca’, duke i sjellë kështu dy këngëtarët mjaft në formë të cilët synojnë të godasin fortë këtë herë me një projekt mjaft provokativ.

Edhe Big Mama vjen mjaft e nxehtë por edhe femrat statiste që janë në klip janë vërtetë të nxehta, derisa Gasso shfaqet si një sheik i vërtetë në mesin e atyre bukurosheve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here