Big Mama tani me ca kile më pak ...!Pak kohë më parë ajo deklaroi në media se kishte ndryshuar, kishte hequr ca kile më shumë nga vetja, prandaj edhe ndihej vërtet më e hollë.

Por, një foto e fundit e këngëtarës tregon se ajo vërtet ka humbur dukshëm disa kilogramë dhe për ta festuar këtë ndryshim, këngëtarja ka bërë edhe një shkurtim të dukshëm të flokëve.

Big Mama është kapur nga paparacët në një festë private teksa ishte duke festuar me miqtë e saj dhe pikërisht me Vesa Lumën, me të cilën kanë kërcyer gjatë, duke qenë në qendër të vëmendjes.

Duket se këtë radhë ajo i ka vënë vetës detyrë të dobësohet dhe më në fund e ka arritur qëllimin!

Mos ndoshta këtej e tutje me këtë pamje më elegante nuk do të quhet Big Mama?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here