Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Big Mama, ka rënë së fundmi pre e thashethemeve për një fejesë të mundshme mes saj dhe stilistit personal të koleges Genta Ismajli.
Saim Gjinolli është emri i djalit për të cilin u përfol se ishte në një lidhje me Bigun. Në fakt e gjitha kjo më shumë se sa një lajm i vërtetë duket të jetë një shkaka që i është bërë Big Mamës nga dy koleget e saj, Genta Ismajli dhe Fjolla Morina.
Këto dy të fundit kanë shkrepur një foto teksa Bigu puthej me stilistin Gjinolli, në kuadrin e një shakaje. Publikimi i fotos në facebook.com, ka mjaftuar për të krijuar më pas zhurmën që është bërë këtë javë në mediat rozë. Megjithatë Big
Mama ka sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë dhe se puthja është thjesht një puthje miqësore.
Të njëjtin pohim kanë bërë edhe protagonistët e tjerë të asaj mbrëmjeje gjatë së cilës është bërë fotoja, duke sqaruar e njëherë e mirë këtë situatë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here