Është njohur gjithmonë për ekzibicionet e saj, por ky i fundit është padiskutim më i veçanti.

Këngëtarja e njohur me origjinë maqedonase, Big Mama, ka publikuar ditë më parë në Truqi klipin e saj më të ri.

Aktualisht sikundër dhe ju kemi informuar, Bigu është duke zhvilluar karrierën e saj artistike në Turqi. Klipi i saj i fundit është komentuar pozitivisht nga shumë prej mediave truke, të cilat kanë zbuluar edhe disa nga detajet surprizë të klipit.

Një ndër to ne kemi menduar ta sjellim edhe për ju të dashur lexues. Për look-un e këngëtares në këtë klip është kujdesur parukieri personal i Tarkanit dhe gjatë xhirimeve ai hyn për t’i qethur asaj edhe anën tjetër të kokës.

Pra nëse deri tani Bigu nuk kishte flokë vetëm nga njëra anë e kokës, tani nuk do të ketë nga të dyja. E vetmja zonë me flokë në kokën e saj duket se ka mbetur mesi… “Bluetooth” i uron sa më shumë suksese këngëtares në tregun truk. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here