E kemi komentuar shpesh si një personazh pa komplekse, e afërt dhe shumë e sinqertë me publikun dhe fansat e saj. Edhe kur kalon kufijtë, Big Mama asnjëherë nuk duket vulgare, sepse i shkojnë për shtat të gjitha ato që bën.

Ëndrrat është duke i realizuar një nga një pa asnjë problem, por publikut shqiptar, siç duket, i mungojnë performancat e këngëtares.

Atë nuk e shohim kohëve të fundit nëpër festivale, siç ishim mësuar ta shihnim më herët. Karriera në Turqi po i merr shumë kohë Big-ut, sa që nuk mund të realizojë ndonjë këngë për tregun shqiptar. Por edhe kur mungon me këngë, ajo nuk mungon me gjëra dhe surpriza të tjera.

E gjendur në një dasmë, ajo ka mbajtur në dorë shifrën 69 dhe, shumë njerëz, kur e shohin këtë numër, menjëherë mendojnë diçka tjetër. Se çfarë ka menduar Big Mama, ne nuk e dimë, por a mund të ketë qenë provokimi i radhës nga ajo?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here