E suksesshme do të jetë edhe gjatë këtij viti që sapo e filluam, ndonëse ajo ka nisur përgatitjet për videoklipin e saj më të ri, i cili do ta lansohet brenda një periudhe të shkurtër.

“Kënga është gati, ndërsa tani pritet vetëm xhirimi i videoklipit. Nuk dua të zbuloj më shumë për këtë projekt, sepse jam duke u munduar të sjellë befasi për publikun”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Edhe gjatë festive të fundvitit Bigu ishte e ngarkuar me mbrëmje muzikore. Natën e parë dhe të dyte ka qenë në Tetovë, ndërsa gjatë ditëve të festës ka shpërndarë dhurata fëmijëve me të meta fizike.

“Edhe pse kam qenë e angazhuar me këngë, përsëri kam gjetur kohën të jem me fëmijët më të mirë të botës, ku gjatë tërë ditës u kam shpërndarë dhurata”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here