Pasi humbi hiç më pak se 35 kilogramë, Big Mama ka plane të mëdha për karrierën e saj muzikore, pasi që ajo ka zbuluar për Panorama Plus se do të vazhdojë karrierën e saj muzkore në Turqi.

Siç dihet ‘Bigi’ ka të afërm të saj në Turqi, duke përfshirë këtu një sërë kushërirësh.

Big Mama gjatë një vizite në Turqi kishte rënë në kontakt me një menaxher muzike, të cilit i pëlqyen materialet muzikore të ikonës së pop muzikës shqiptare.

Ajo pritet të vendoset në Stamboll, ku do të nisë karrierën e saj të re muzikore me këngë në gjuhën turke, pa përjashtuar dhe ato në gjuhën shqipe, ndërsa hyrja në tregun turk natyrisht se do t’i garantojnë asaj sukses dhe në veçanti përfitime të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here