bigmamaAjo di te vije ndryshe cdo here tek fansat e saj, ben gjera ndryshe dhe eshte karakter ndryshe nga te gjitha kengetaret e skenes muzikore shqiptare. Kete nuk e themi vetem ne, por e konfirmojne edhe dashamiresit e muzikes moderne shqiptare. Fjalen e kemi per Big Mama-n, e cila edhe pas kaq vitesh karriere artistike vazhdon te jete IN dhe shume e dashur per publikun shqiptar, jo vetem per kenget qe sjell, por edhe per natyren sport dhe mjaft origjinale qe shfaq ne daljet publike. Pas suksesit qe kishte me kengen e fundit, momentalisht Big Mama po punon me disa projekte te tjera, qe do t’i prezantoje shume shpejt ne ekran. E nderkohe qe preferon te punoje “pak e sakte”, ajo nuk le pas dore veten dhe pushimet verore qe duket se e mbushin me adrenaline. E shquar per nje komunikim te drejtperdrejte mediatik, e tille vjen edhe ne “Koha Jone”, ku nder te tjera, Big Mama rrefen hapur raportin qe ka me koleget, famen, meshkujt, suksesin, pushimet dhe veten…

Jeni nje nder kengetaret me te dashura dhe te kerkuara te tregun muzikor shqiptar. Si ju ben te ndjeheni ky fakt edhe pas kaq vitesh aktivitet?

Faleminderit per vleresimin! Ndoshta per faktin se mundohem te jem sa me origjinale ne stilin tim, aq sa mundem, sigurisht pasi ne keto kushte qe punojme eshte shume e veshtire te besh dicka sic duhet. Ndjehem me fat, pasi mundohem te sjell gjera te bukura per ata qe e pelqejne muziken time.

Me se po merreni momentalisht?

Pasi jemi ne sezonin e veres mundohem te shijoj ne maksimum kohen e lire me shoqeri dhe ndonje dite plazh. Pas nje promovimi te klipit te fundit do mundohem qe te sjell disa kenge te reja, per te cilat po punohet.

Kenga juaj e fundit ka rezultuar mjaft e suksesshme. E prisnit?

Pas nje pune te palodhshme per nje kohe te gjate, secili kerkon nje sukses per punen qe ben. Nuk eshte se e prisja, pasi ndodh qe edhe deshtojne me raste, por ja qe kenga eshte pelqyer shume dhe kam marre komente pozitive per ndryshimin qe solla.

Çfare mendoni se ju ben te vecante dhe ndryshe nga kengetaret e tjera?

Po s’e di vecantine qe pelqen publiku tek une. Ndoshta afersia me publikun, sinqeriteti ndaj tyre ka bere qe une te jem e dashur dhe e pelqyer per vite me radhe edhe pse shpesh mungoj me projektet e mia.

Edhe ne tregun muzikor, sikurse ne cdo sfere te jetes ka rivalitet. E ndjeni ju konkurrencen dhe a ju ka ndodhur te shihni ndonjehere skena xhelozie profesionale? Si keni reaguar?

Tek secili profesion ka rivalitet kete mos e harroni, por ne skene eshte me e theksuar per faktin se eshte nje gje qe shpesh shprehet hapur, madje mediat e transmetojne ne menyra te ndryshme. Une nuk kam ndjere konkurrence, madje as qe ndjej xhelozi ndaj ndonjerit, por ama kam hasur shpesh ne skena te tilla. Reagimi ka qene shume normal, pasi mua nuk kane mundesi edhe te ma shfaqin xhelozine e tyre, nuk e di pse me kane friken aq shume, (qesh).

Nuk ju shohim shpesh ne Festivale si pjesemarrese, pse? Ka ndonje arsye te vecante?

E vertete. Ka nje kohe te gjate qe une nuk jam pjese e kompeticioneve muzikore. Jo per ndonje arsye te vecante, por deri me tani nuk kam pasur ne dore ndonje material qe me ka terhequr per ta prezantuar ne Festival. Ndoshta ne nje te ardhme te afert edhe do me shihni.

Opinioni juaj per nivelin e Festivaleve tona?

Duhet nje organizim akoma me i mire edhe pse nuk jane keq per momentin. Ndoshta dhe nje angazhim sa me i madh nga konkurrentet do e beje akoma me special eventin, ne te cilin marrin pjese.

Kengetaret tuaj te preferuar shqiptare?

Ketu nuk do te doja te permendja emra, pasi po fillova dikujt do t’i ngelet hatri, por ata qe i kam miq, i respektoj dhe jane te preferuarit e mi e dine.

Ku mendoni se pelqeheni me shume, ne Maqedoni, Kosove, apo Shqiperi?

Une tashme kam krijuar audiencen qe me degjon dhe me pelqen, ngado qe shfaqem. Me presin sic duhet, keshtu qe nuk mund te bej dallime per publikun shqiptar.

Nder kenget qe keni lancuar deri me tani, cila mendoni se ju ka bere me te suksesshme? Cila mbetet me e dashura per ju?

Jane disa kenge qe per mua ngelen shume te dashura qe jane krijuar me shume ndjenja, si per shembull, “Ishe agresiv”, “Ti kot e kot”, “Video seksi”, “Dhender”, ishin ato qe me kane sjelle shume sukses, ndersa “Shokut tim” dhe “E duroj” jane me te vecanta, ndoshta per faktin se ngerthejne brenda vetes histori reale.

Klipi i kenges suaj te fundit shquhet per elemente ndryshe nga klipit e tjera. E kujt ka qene ideja dhe cili eshte mesazhi qe kerkonit te transmetoni nepermjet tij, klipit dhe kenges?

Ideja ka qene e Gencit, regjisorit te Entermedias qe te sjelle dicka ndryshe dhe qe publiku te kenaqet nen tingujt e muzikes ritmike ne nje projekt te vecante dhe jo te zakonshem. Thashe dhe ne fillim se dua te sjell pak gjera, por ama te bukura. Mesazhi eshte shume i qarte qe shpesh ne kenget e mia une kritikoj boten mashkullore per nje vemendje me te madhe per gjinine e bute. Jam dhe pak feministe dhe nuk dua qe te ma marrin per keq, (qesh).

Dalim ne nje aspekt tjeter dhe pikerisht ne jeten private. Si po shkon ajo?

Une e di qe kureshtja me e madhe e mediave dhe publikut eshte jeta private, por per momentin nuk kam ndonje gje per te deklaruar. Le ta mbaj per vete edhe ate pak gje qe me ka ngelur. Ne momentin qe une do marr guximin per te deklaruar sic duhet nje lidhje do jeni te paret qe do ta mesoni (qesh).

Çfare vleresoni me shume ne karakterin e nje mashkulli? Po fizikisht?

Femra do deshironte qe ne krah te kete nje mashkull inteligjent, te pashem, te bukur dhe te sinqerte e me karakter. Por me shume mjafton bukuria e shpirtit qe, sot rralle e gjen diku, ndersa aparenca e nje mashkulli nuk ka pasur shume rendesi per mua. Te jete unik, jo si meshkujt e dites sotshme qe ne cdo, te dyten fjale e kane genjeshter. Te jete i guximshem, me nje fjale tamam burre, i zoti per shtate gra (qesh).

Nje kengetare si ju a ka pengje ne jete?

Gjithesecili ka pengje ne jete, kete nuk e ve ne dyshim, por mendoj se akoma nuk jam bere per gjynah, (qesh).

Jeni aventuriere dhe cila ka qene aventura me e bukur e jetes suaj?

Aventuriere nuk do te thoja, por rrezikoj shume dhe gjithmone kam qejf qe te bej nje gje qe dikush edhe ka frike. Une si tip qe jam deshiroj te bej dhe gjera te magjishme (qesh). Kam aq shume, saqe per momentin nuk me kujtohen, por edhe mund te me imagjinoni ne raste te tilla.

Çfare nuk do te benit kurre per hir te fames?

Nuk e di, ndoshta nuk do mund te me shihni nudo.

Çfare jeni e gatshme te beni per hir te fames nderkombetare?

Edhe kam provuar famen jashte kufijve shqiptare. E kam pare si eshte, keshtu qe nuk me terheq edhe aq shume, pasi ishte aq e mundimshme.

Eksperienca juaj profesionale ne Turqi kohet e fundit. Na flisni pak per te?

Isha, bera nje kenge dhe u ktheva. Me pelqeu shume vemendja e mediave atje, me priten shume mire. Projekti kaloi aq bukur, saqe nuk mund te imagjinohet, por te menaxhosh karrieren ne nje vend aq te madh sa c’eshte Turqia duhet te sakrifikohesh ne shume gjera dhe une aq e madhe sa jam do duhej te ndahesha ne kater pjese (qesh), prandaj vendosa qe te kthehem aty ku fillova. Me mjafton kjo qe jam.

Jeni perfolur qe keni kryer nderhyrje estetike per te rene ne peshe. Sa e vertete eshte kjo?

E vertete qe kam kryer nderhyrje kirurgjike dhe pervec nderhyrjeve une kam perdorur dhe menyra te tjera per te rene ne peshe, si dieta per shembull. Disa prej ketyre menyrave i praktikoj edhe sot e kesaj dite dhe kete e bej jo sepse e kam kompleks peshen time, por thjesht te dukem akoma me bukur.

Raporti qe keni me dukjen-aparencen tuaj? Ju shqetesojne akoma kilogramet e teperta?

Jo nuk me shqetesojne fare. Per kete gje edhe konsumoj ate qe me pelqen, por shpesh mundohem qe te kontrolloj peshen sado pak.

Qe nje femer te jete terheqese, ne radhe te pare duhet te kete parasysh…?

Ajo qe tek ne bie me shume ne sy eshte pamja e jashtme, linjat e bukura sigurisht qe bien me shume ne sy dhe terheqin. Nje femer duhet te beje kujdes ne to, por me e rendesishme eshte qe te kete tru. Truri eshte ai qe e ben nje femer te persosur.

Projektet ne vijim?

Le te jene surprize. Jam duke punuar per kenge te reja, te cilat jane duke u gatuar ne disa studio muzikore dhe pres momentin e duhur per t’i lancuar. Ju them qe te prisni pak.

Dicka per agjenden tuaj koncertore te kesaj vere?

Nje agjende shume e ngarkuar. Muzika ime do te degjohet neper koncerte e mbremje muzikore qe nga bregdeti shqiptar e deri ne qytetet ku flitet shqip, pastaj dasma te ndryshme per disa miq te mi, te cilet duan qe une t’u kendoj ne naten me te lumtur te tyre e keshtu me radhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here