Ajo shquhet për idetë e saj të çmendura, duke vërtetuar se është një këngëtare që nuk vuan aspak nga komplekset.

Si një nga vajzat e skenës që është përfolur më pak mes kolegeve të saj për lidhje me meshkuj, është kujdesur që të krijojë scoop më së shumti me idetë e saj të çuditshme në klipet që realizon.

Këngëtarja nga Maqedonia po punon për realizimin e një klipi të ri, dhe kësaj here nuk do të ketë për protagonistë balerinë seksi apo femra me linja perfekte, siç ajo preferon të marrë për idetë e këngëve të saj. Big Mama në këtë atmosferë prag festash ka vendosur që të ftuarit e saj në klipin e ri të jenë tre transvestitë joshës nga Maqedonia. Ideja e këngëtares ka qenë për të sjellë një klip ndryshe duke thyer tabu, sidomos në këtë moment kur ende në botë transgjinorët edhe mund të paragjykohen.

Le të shohim se si do të interpretojë ajo në këtë klip të ri, dhe cili do të jetë sensi i protagonizmit të këtyre transvestitëve, që thuhet se janë mjaft të kuruar në pamjen e tyre. Big Mama e ka pohuar dhe vetë se i pëlqen të bëjë dhe “budallallëqe” në zgjedhjet e saj artistike, mjafton që ajo që bën të mos jetë e rëndomtë dhe monotone.

Tashmë jeta e saj artistike është vendosur mes Maqedonisë dhe Turqisë, vendi ku ajo ka vendosur të shtrijë aktivitetin e vet si këngëtare. Ndërkaq, le të shohim po ashtu se si do të shfaqet ajo me look-un e saj, sidomos me flokët, me të cilët eksperimenton shumë, pasi siç është shprehur dhe vetë, e konsideron mënyrën më të mirë për të larguar stresin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here