Këngëtarja nga Maqedonia, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, duket të ketë marrë veten pas tragjedisë që i ndodhi pak javë më parë, ku humbi jetën miku i saj.

Gjatë javës që lamë pas, ajo ka bërë daljen e parë publike, tansmeton BW. Big Mama kishte dal për të pirë kafe me disa miqë të saj, e për të larguar stresin të cilin e ka pasur për disa javë me rresht.

Këngëtarja ka lënë mënjanë të gjitha koncertet e verës, si dhe promovimin e projekteve muzikore, të cilat sapo kishte filluar t’i nxirrte në treg. Një ndër to ishte dhe klipi i ri, ”Magjishëm”, i cili ngeli pa ndonjë promovim për shkak të aksidentit, i cili i mori jetën mikut të saj.

Së shpejti pritet të bëhet e ditur se kur do të fillojë me aktivitetet e saj këngëtarja që më parë kishte paralajmëruar se nga shtatori do të fillojë dhe një show televiziv.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here