Kur të gjithë i fshehin ndryshimet estetike që bëjnë në pamjen e tyre, ne të paktëm kemi një personazh karizmatik dhe pa komplekse që gjithmonë atë që bën, e ndan me publikun me natyrshmërinë dhe sinqeritetin më të madh.

Këtë radhë ne ju sjellim lajmin jo vetëm me fjalë, por edhe me foto. Big Mama ka fryrë buzët. Kjo gjë mund të shihet dhe vërtetohet nga fotot ekskluzive që i kemi siguruar nga klinika.

Për këtë ndryshim estetik në pamjen e saj dhe për të pasur një palë buzë të reja, Bigi ka sjellë në Tetovë një mjek shumë të njohur turk të kirurgjisë estetike, Hayati Akbas nga klinika FBM Lazer Estetik Plastik Cerrahi, me seli në Samsun të Turqisë.

Zmadhimin e buzëve Big Mama e ka realizuar në një studio parukerie dhe estetike të një miku të saj, teksa mjeku i njohur Akbas ka qëndruar vetëm disa ditë në Maqedoni, kurse më herët ai kishte qëndruar për disa ditë edhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve tona, në duart e tij ka kaluar edhe një këngëtare tjetër për të cilën ende nuk jemi informuar, por me kalimin e kohës do të bëhet publike gjithçka. Ne kemi shkruar më herët për suksesin e Bigut në Turqi me realizimin e projektit të parë atje, madje kemi shkruar edhe për ndërhyrjet kirurgjike që ka realizuar atje për të larguar peshën.

Por Big Mama ka vendosur përsëri të largojë disa kile të tjera nëpërmjet operacioneve në Turqi. Ne e përgëzojmë për guximin që ka./panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here