Për fat të keq, këngëtarja Big Mama është rikthyer përsëri në formën e mëparshme duke shtuar të paktën 15 kilogramë. Këngëtarja nga Tetova, katër vjet më parë iu nënshtrua një diete të fortë dhe një operacioni plastik për të hequr dhjamin dhe arriti një formë shumë të mirë trupore.

Por mesa duket, as operacionet plastike nuk japin rezultatet e dëshiruara sepse Big Mama i është kthyer linjave të rrumbullakosura trupore.

Fotot që po publikojmë janë shkëputur nga festa e ditëlindjes së këngëtares dhe e tregojnë këtë gjë fare qartë. Në festën e ditëlindjes ishin të ftuar kolegët më të afërt të këngëtares mes të cilëve përmendim: Adrijan Gaxhën, Berkanin, apo Fjolla Morinën.

Torta ka qenë një element që ka tërhequr shumë vëmendje. Trupi i një mashkulli muskuloz me të mbathura dhe me pistoletën në brez ishte zgjedhja e miqve të këngëtares për formën e tortës, mbi të cilën shkruhej: ‘Gangsta Forever Bigi’. Kjo gjë ka shkaktuar shumë humor dhe të gjithë bashkë kanë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit.

Sa i takon peshës trupore e dobët apo e shëndoshë, një gjë është e sigurt: Publiku e ka dashur dhe e ka pëlqyer Big Mamën. Më shumë sesa për format e trupit, Big Mama e ka treguar që është një këngëtare unike me një stil të veçantë dhe individual. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here