Këngëtarja nga Tetova Besjana Kasami, e njohur me emrin e saj të artit Big Mama, këto ditë ndodhet në Turqi e më saktësisht në Stamboll, ku do të realizojë videoklipin e këngës së parë në gjuhën turke.

“Tani mund t’ju jap info në lidhje me punën e saj në Stamboll”, producenti turk Erkin Karaman, i cili thekson se Big Mama është duke punuar në videoklipin e këngës së parë në gjuhën turke.

“Big Mama është në Stamboll dhe sapo ka dhënë intervistë për revistën e njohur turke, “Hurriyet”, në të cilën do të gjendet dhe në kopertinë që nga dita e martë. Gjithashtu jemi duke punuar në klipin e këngës dhe pasi të publikohet projekti ajo do të jetë e pranishme në një nga emisionet më të shikuara në Turqi”, shton më tej producenti.

Big Mama, gjithashtu ka shfrytëzuar rastin që të jetë e pranishme edhe në një koncert shumë të madh që është mbajtur në Stamboll nga këngëtarja e njohur turke Zeynep Memedim, të cilën ka pasur rastin ta takojë nga afër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here