Këngëtari amerikan Big-D në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Linda Halimi kanë publikuar videoklipin e këngës “Sunshine State”.

Kënga “Sunshine State” ishte prezantuar kohë më parë për publikun shqiptar, por dyshja ka vendosur ta shoqërojë këtë këngë edhe me një videoklip.

Për të realizuar videoklipin, këngëtarët kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhirimet e videoklipit janë zhvilluar në Florida, Miami dhe Orlando.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes këngëtares Linda Halimi dhe këngëtarit amerikan Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards.

BIG – D, këngëtari amerikan i cili i zhvillon aktivitetet e tij në Kosovë ka bashkëpunuar edhe Nora Istrefin dhe Bertan Asllanin, mes të tjerëve.

Më poshtë ju sjellim klipin e këngës “Sunshine State”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here