gentaAudicionet për lojtarët e rinj të “Big Brother 6” vazhdojnë, ndërkohë që nga spotet publicitare që po transmetohen në “Top Channel”, kuptohet që këtë vit rregullat e lojës kanë ndryshuar. Strategji të reja për të zhvilluar intrigën në ekran këtë vit, që sipas burimeve jozyrtare pritet të fillojë më 26 shkurt në televizionin “Top Channel”. Ndërkohë që prezantuesja Arbana Osmani sapo ka lënë eksperiencën e të dytit vit të “1001 Pse”, tashmë po përgatitet për këtë edicion të ri të këtij reality show brenda këtij muaji. Kurioziteti sa vjen dhe shtohet për banorët e përzgjedhur, çiftet që do të hyjnë në garë do të hiqen sikur s’e njohin njëri-tjetrin, ata që do bëhen çift në garë, dhe pabesitë e miqve për të zbuluar sekretin e gjithkujt. Për çdo sekret do të ketë një çmim dhe për lojtarët do të jenë dy çmime të mëdha këtë vit, që janë çmimi i sekretit dhe çmimi i fituesit. Po ju zbulojmë disa nga të papriturat e këtij edicioni të “Big Brother Albania”.

Banorët e rinj, kriter bazë një sekret tronditës
Në këtë edicion, të gjithë banorët do hyjnë me një sekret dhe çdo sekret ka një çmim të vlerësuar në para. Ndërkohë që aplikimet për të hyrë në “Big Brother” vazhdojnë ende për t’u bërë pjesë e “Big Brother Albania 6” duke aplikuar online në www.top-channel.tv, në linkun e dedikur për Big Brother”, organizarorët kanë tërhequr vëmendjen për kujdes të veçantë, sidomos në plotësimin e formularit ku pyetet për sekretin personal. “Aty duhet të vendosni një sekret konkret dhe jo faktin që e keni një të tillë dhe kaq. Është shumë e rëndësishme për stafin e ‘Big Brother’, sepse ky sekret do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës suaj brenda në shtëpi”, sqarohet në uebsajtin e aplikimeve.

Çdo banori i vendoset çmim në para
Do të jenë 16 banorë të rinj, të cilët do ruajnë një sekret që do t’u zbulojë banori tjetër kundërshtar. Në bazë të rëndësisë së sekretit, çdo banori do i vendoset një çmim në para, që nëse nuk do të munden të ruajnë sekretin e tyre, shuma i kalon automatikisht banorit që arrin ta zbulojë sekretin e tij. Pra, të gjithë do të kenë një të fshehtë dhe do hyjnë me një shumë të caktuar. Detyra e tyre është që duhet të zbulojnë sekretet e njëri-tjetrit dhe, në momentin që njëri konkurrent zbulon të  tjetrit, shuma që kishte i kalon atij që ia zbuloi, dhe ai është në rrezik për të lënë shtëpinë e “Big Brother”.

Ja për çfarë sekretesh bëhet fjalë
Gjithçka është ndërtuar kështu për të krijuar sa më shumë intriga, prapaskena, pabesi dhe konflikt brenda lojës, me qëllimin që loja të jetë e gjallë dhe e vërtetë. Kështu, në bazë të sekreteve do të zbulohen dhe karakteri apo jeta e vërtetë e lojtarëve jashtë mureve të shtëpisë së vëzhguar. Ata në fillim do të hiqen ndryshe nga çfarë janë dhe ajo që ata përfaqësojnë me të vërtetë do të zbulohet nga lojtari konkurrent. Pjesë e lojës pritet të jenë: një person që ka shumë para në jetën reale, por në lojë do të hiqet si një i varfër, dikush që mund të jetë gay dhe në “BB” duhet të hiqet si maço i vërtetë duke ngacmuar femrat, apo një vajzë që realisht nuk e ka të atin gjallë, ndërkohë që në lojë do të flasë gjithë kohës për marrëdhënien e përditshme me të. Pra, personazhet duhet të luajnë edhe me fantazinë e tyre dhe me rrëfimin e një të vërtete të bukur apo të hidhur, për zbulimin e së cilës kanë marrë parasysh gjithçka dhe kanë bërë kompromis para hyrjes në lojë.

Tri karakteret tipikë që flitet se do hyjnë në “BB6”
Dihet që konfidencialiteti është rregulli numër 1 për lojtarët që janë pranuar të jenë pjesë e “Big Brother 6”, të cilët duhet të shfaqen surprizues në ekran. Por deri tani thuhet se për sa u përket karaktereve, flitet se është një vajzë që e kanë konsideruar “alla Genta” dhe që do të trazojë gjithë banorët me tipin e saj, do të jetë po ashtu një banakier i një prej club-eve të njohura të Tiranës që ka jetuar jashtë dhe që ka hobi kërcimin, si dhe një vajzë që do të rrëfejë eksperiencat e saj shokuese me shumë meshkuj njëkohësisht.

Enxhi Kamenica dhe Genta Gjalpi, dy inflirtUeset e “BB6”
Për Enxhi Kamenicën, kjo do të jetë hera e tretë që provon një eksperiencë të tillë si infiltruese në “Big Brother” dhe “VIP Shpija”. Të paktën deri tani është emri i saj që po përflitet se do të ngatërrojë banorët e tjerë në “Big Brother”, duke e kthyer si profesion. Një tjetër emër i përfolur është ai i Genta Gjalpit, e cila ka ndryshuar look dhe ndodhet në Tiranë, duke tentuar për të rihyrë në “Big brother” si e infiltruar kësaj here. Le të shohim se si do të shkojë loja e tyre kësaj here.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here