Big Brother Albania 5Konkurentë të rinj kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother ndërsa me votën e publikut ka patur edhe largime nga gara që në javën e parë të këtij “reality show”.

Konkurentet e reja janë Klaudia nga Tirana dhe Françeska nga Vlora.

Numri i personave brenda shtëpisë ka mbetur sërish 15 pas largimin të dy prej konkurentëve të mëparshëm. Ka qenë publiku që me anë të televotimit ka vendosur që Emirjeta dhe Gjoni duhet të ndërprisnin këtu bashkëjetesën e tyre në shtëpinë e Big Brother.

Por këta nuk janë personat e vetëm që kanë lënë lojën. Gjatë javës së parë, Besarda la shtëpinë pas më pak se 24 orësh brenda saj.

Meti provoi emocionet e forta të largimit nga gara pasi Genta vendosi të mbajë ende në lojë Ermalin dhe Elvisin sipas lojës së përgatitur nga Vëllai i Madh. Por në shtëpi largimet bëhen vetëm me votën e publikut dhe me shumicë dërrmuese votash, gati 95%, Meti u kthye në garë.

Nuk kanë munguar as polemikat mes banorëve që  javën e parë. Humori ka zënë vend në shtëpi kur aktorët e Portokallisë kanë hyrë mes banorëve.

15 konkurrentët këtë javë kanë shpëtuar nga nominimet, por nuk janë akoma banorët e caktuar për të vazhduar deri në fund lojën. Surpriza të mëtejshme dhe konkurentë të rinj priten në javën në vijim.

Për më shumë lajme vizitoni Big Brother Albania!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here