Big Basta: Vesa Luma shumë më xheloze se unëBig Basta thotë se e fejuara e tij, Vesa Luma, është një person më xheloz se ai, edhe pse kjo dukuri për ta është më shumë një e kaluar.

“Cili është më xheloz? Xhelozia është një fenomen që ne e kemi kaluar tashmë, edhe pse në masë më të madhe mund ta ketë Vesa, meqë i ka dalë dhe nami (qesh)”, ka thënë Basta në një intervistë për Balkanweb.

Reperi nga Tirana është për tashmë disa vite në lidhje me këngëtaren dhe moderatoren nga Kosova, derisa vitin e kaluar ata e kurorëzuan lidhjen edhe me fejesë.

Por, edhe pse një martesë mes tyre mund të jetë shumë afër, Basta thonë se ata ende nuk kanë të planifikuar asgjë.
Ndërkohë Basta këtë fundjavë do të vijë me një këngë të re, një bashkëpunim mes tij dhe Mr Rez, të cilin e konsideron si ambasador të “reggaes” në Shqipëri. Kënga titullohet “Fire Higher Ajer” derisa klipi është një prodhim i “Max Production”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here