Big Basta: Si ka mundësi që Geti ka më shumë klikime se Rita?!Reperi Big Basta ka folur për blerjen e klikimeve prej kolegëve të estradës muzikore.

Në një intervistë për Bordo ai përmend disa nga emrat e atyre që i blejnë klikimet në YouTube.

“Unë kërkoj zbatim ligji për të drejtën e autorit, sepse ajo automatikisht bën seleksionimin dhe nxjerrjen tek publiku i cili do ishte më i filtruar dhe do merrte një material të saktë. Plus artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milionë klikime, të cilën në fund të fundit e dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo si kalon kufijtë të ketë 60 milion klikime”.

“Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kanë shkuar 70 milionë klikime dhe Willi William me këngën “Ego” i ka apo si ka 60 milionë, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda, dhe nuk më vjen turp tua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia. Vetëm e drejta e autorit, vetëm ajo është e gjitha”, pohoi reperi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here