Vetëm një javë më parë foto shumë të afërta mes Big Bastës dhe vesa Lumës , në promovimin e albumit të reperit “Radio& Club” bënë që të gjithë të dyshonin për një histori dashurie.

Ata nuk u larguan asnjë çast nga njëri-tjetri, shikimet dhe përkëdheljet ishin ato të një çifti të dashuruar, siç në të vërtetë është.

Pas shumë dyshimeve Big Basta dhe Vesa e pranojnë publikisht historinë e tyre.

“Pas disa fotove tepër miqësore, them se po bëhet publike. Kemi disa muaj që po njihemi më mire”, thotë Bigu për ”Mapo”, teksa më poshtë shton se ndihet tepër i dashuruar me Vesën.
I dashuruar dhe i lumtur dhe shpreson që kjo të zgjasë sa më shumë, duke na lënë të besojmë përfundimisht se kjo lidhje mund të shkojë me tej, në fejesë dhe martesë.

Ndërkohë veç kësaj historie të bukur dashurie, Big Basta po vazhdon me sukses promovimin e albumit të tij më të ri, i cili deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat e tij./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here