Big Basta ka vendosur të flasë, por siç thotë vetë që në bisedën paraprake, kjo është hera e tij e fundit që flet publikisht për dashurinë e tij të re: Vesa Lumën.

Ai nuk do të dalë më në media për të folur rreth kësaj historie, duke qenë se kërkon t’i mbajë për vete përjetimet e tij.

“Jeta ime është jeta ime dhe do t’i lutesha të gjithë fansave të më kuptonin në këtë pikë”, thotë Bigu.

Duke qenë se këtë herë nuk na refuzoi, Gazeta Shqiptare vendosi ta pyes për gjithçka që ishte folur shumë në media.

Kur fillove të kuptosh se të pëlqente Vesa?

Që disa muaj pas “Dancing”, ku krijuam një shoqëri të mirëfilltë.

Si e propozove? A të tha menjëherë po?

Është 2012, nuk ka më vend për propozime.

Mos ndoshta kjo histori ka nisur që në kohën e “Dancing With The Stars”?

Jo aspak, atëherë u fol dhe u stërfol nga mediat kjo gjë, por na vjen keq t’ju themi se nuk është e vërtetë.

Sa kohë u bë që jeni të lidhur?

Kemi gati një vit bashkë, por na duket si një jetë, shpresojmë që të jetë e pafund.

Pse e keni mbajtur të fshehur lidhjen? Nga çfarë kishit frikë?

Nga asgjë. Thjesht donim t’i shijonim në maksimum momentet tona të para sepse në fund të fundit jemi njësoj si njerëzit e tjerë.

Sa kohë pas njohjes ia rrëmbeve puthjen e parë? E mban mend vendin ku ishit?

Po, ishte në një vend afër shtëpisë sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë fjalë.

Si është Vesa në një lidhje? Është e përkushtuar, xheloze?

Vesa është gjithçka që një femër duhet të jetë. Është e sigurt, e vullnetshme, suportuese dhe shumë e ëmbël.

Ti je xheloz?

Nuk jam xheloz me një femër si ajo në krahë.

Çfarë të tërheq më shumë tek Vesa? Çfarë ka ajo më shumë se të tjerat?

Më tërheq stili që ka, mirësia dhe energjia pozitive. Ajo është numri një për mua.

Familjarët tuaj si reaguan kur mësuan mbi lidhjen?

Janë të lumtur dhe e respektojnë vendimin tonë. I falënderoj shumë të dyja familjet tona për suportin që na kanë dhënë.

Pushimet bashkë do t’i kaloni?

Them se po. Do mundohemi të gjejmë ndonjë kohë të përshtatshme pas koncerteve.

Keni bërë plane për bashkëjetesë?

Deri tani jo.

Këto ditë Vesa ndodhet në Kosovë? Të merr malli për të?

Çdo ditë e më shumë (buzëqesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here