Vazhdimi i garës, kur ajo po arrin finishin e saj, për Çiljetën, është përkthyer me eliminimin e këngëtarit Big Basta.

Dancing with te Stars” ka sjelle mbrëmjen e te enjten surprizën e radhës, duke vene përballë njeri-tjetrit, ne sfidën “Dance Off”, dy këngëtaret bashkëkohore, teksa performuan ne samba, e cila i ka sjelle fitoren për këtë mbrëmje vetëm bukuroshes Çiljeta.

Me herët gjate spektaklit qe vjen ne edicionin e tij te dyte, si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, pese personazhet e mbetur VIP, kane performuar ne dy gjini. Ne fillim ka qene kuik-stepi amerikan, ai qe ka ngjallur emocione për publikun.

Por, me pas ritmet energjike dhe sensuale te sambes, kane sjelle një tjetër ngjyre ne teatrin e yjeve. Kjo mbrëmje ka qene e veçante ne Dancing With The Stars, edhe për faktin, se balerini i njohur dhe njëkohësisht kryetari i jurisë se spektaklit, Ilir Shaqiri, ka interpretuar ne një skene shqiptare pas shume vitesh.

Pjese e elementeve te spektaklit, teksa pritej votimi i jurisë për personazhet VIP te “Dancing”, ishte edhe performanca e këngëtares Jehona Sopi, e cila interpretoi disa nga këngët hit te sajat, nen shoqërimin e balerinëve profesioniste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here