Pasi janë shprehur publikisht për lidhjen e tyre 1-vjeçare, reperi Big Basta dhe këngëtarja kosovare, Vesa Luma, kanë nisur bashkëjetesën e tyre në Tiranë, duke u deklaruar hapur si një çift serioz.

Duket se Vesa, e cila është më e madhe në moshë se Bigu, e ka marrë situatën në dorë, duke marrë frenat e lidhjes, njësoj si në një familje.

Pas bashkëpunimit të tyre në një duet, ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por duket se tani e kanë marrë aq seriozisht, sa ç’do gjë e planifikojnë bashkë. Ata tashmë i planifikojnë koncertet bashkë si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, Maqedoni apo dhe në diasporë.

Natën festive të promovimit të albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)” në “Muza Park”, ata e kishin rezervuar për të bërë prezantimin e tyre si të dashur, duke pozuar shumë afër njëri-tjetrit para paparacëve. Albumi i ri, një prodhim i “Big City’studio”, u promovua në festën ku ishin të pranishëm miq të shumtë artistë të Big-ut, ndërkohë që Vesa u shfaq si “zonja e mbrëmjes”, duke qëndruar pranë tij dhe duke pritur të ftuarit. Përkujdesjet e saj duke rregulluar këmishën e Big-ut bënë përshtypje, pasi rrallë ndodh që në një çift artistësh të shohësh sjellje të tilla. Pas asaj nate, ata vendosën të jepnin intervista duke pohuar se po jetonin dashurinë e vërtetë në krah të njëri-tjetrit. Bigu pohoi gjithashtu se Vesa ka qenë burimi i frymëzimit për 20 këngët e albumit të ri. Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta “Panorama” mbi një vit më parë, ndërsa ata ishin të dy protagonistë të spektaklit “Dancing with the Stars”.

Në një nga after party-t e këtij show, ata u fotografuan ndërsa kërcenin bashkë dhe shkëmbenin sjellje intime. Edhe pse nuk preferuan të flisnin për këtë histori dashurie, ata deri diku e pohuan me sjelljen e tyre, vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit, ndërsa u shfaqën çift në tapetin e kuq të finales së “Top Fest-it” të vitit të kaluar. Ndërkohë që gjatë këtij viti, edhe pse janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg shtypit rozë. Lidhja e tyre u përforcua më shumë pas shpërnguljes së Vesës në Tiranë, ndërsa ishte pjesë e jurisë së “X Factor”. Ky angazhim i saj në Tiranë erdhi pas publikimit të duetit të tyre në këtë fillimvit, me klipin me titull “Boom”. Pasi u shfaqën në ekran si çift në muzikë, ata u komentuan si çifti i vitit 2012, edhe pse nuk pranuan të dilnin hapur si të dashur. Ata e cilësuan si një bashkëpunim të miqësisë së krijuar në “Dancing with the stars”, duke sjellë secili stilin e tij. Për sa i përket albumit të ri, vetë Bigu ka pohuar se bazohet në historitë e tij personale.

Natyrisht që historia e dashurisë me Vesën reflektohet në disa këngë të tij të reja. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here