Jessica Biel ndihet gati për pak aksion dhe adrenalinë. Aktorja amerikane ka marre pjese ne ripunimin e serialit të famshëm të viteve ’80 “A-Team” bashkë me protagonsitët e tjerë, Liam Neeson, Bradley Cooper e Quinton Jackson.

“Ka një shqetësim të madh kur risjell dicka të dashur nga e gjithë bota. Do ketë njerëz që do ta urrejnë dhe njerëz që do ta duan, madje edhe nga ata që do vijnë ta shikojnë në kinema dhe mund të më gjykojnë si të duan”, thekson Biel.

E fejuara e Justin Timberlake flet edhe për eksperiencën e xhirimeve me shumë meshkuj. “Ka mbingarkesë meshkujsh por është lezetshëm. Ata duan të kenë ca energji femërore. Eshtë e këndshme të punojnë bashkë femra dhe meshkuj”, përfundon aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here