Për muaj me radhë ka mbajtur të fshehur cdo lloj shenjë që tregonte angazhimin e saj me Justin Timberlake, por duket se kësaj periudhe i mbërriti fundi dhe Jessica Biel vendos të “tregojë” në publik unazën me një gur të madh diamanti që i dashuri i saj i ka dhuruar.

Në 1 -vjetorin e lidhjes së tyre, aktorja 30-vjecare dhe Timberlake u fotografuan së bashku në daljen e një restoranti në Kaliforni ku kishin ndaluar për të drekuar. Ata dukeshin të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithëse cifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen e tyre, e ëma e këngëtarit dhe aktorit 31-vjecar, Sadie Bomar deklaroi për RadarOnline 2 muaj më parë se Justin ishte i dashuruar me partneren e tij, Jessica Biel.

Përpara lidhjes me Biel, Timberlake ka patur një lidhje 4-vjecare me aktoren Cameron Diaz, lidhje që përfundoi në kohën kur këngëtari nisi të shoqërohej me Jessica-n.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here