Jessica Biel për herë të parë ka pranuar se është fejuar me këngëtarin dhe aktorin, Justin Timberlake.

Gjatë emisionit televiziv The Tonight Show with Jay Leno, aktorja e ka quajtur Timberlake, ‘i fejuari im’.

“Atje kam shkuar ta vizitoj të fejuarin. Atje po xhiron film. Ndërsa unë jam në pushim”, ka komentuar Biel kohën që kaloi në Puerto Rico.

Fejesa e dy yjeve po spekulohet që nga muaji dhjetor, ndërsa kjo është hera e parë që njëri nga ta e ka pranuar publikisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here