Jessica Biel mendon se lidhja e saj me Justin Timberlake shkon në mënyrën më të mirë për shkak se ata komunikojnë shumë mirë.

Aktorja 30-vjeçare, e cila është fejuar me këngëtarin dhe aktorin, mendon se komunikimi është një prej aspekteve më të rëndësishme në çdo bashkim dhe vlerëson faktin se ajo mund të jetë aq e hapur me yllin e filmit “Social Network”.

“Çfarë vlerësoj te një partner? Komunikimin. Meshkujt dhe femrat flasin gjuhë krejtësisht të ndryshme, andaj nëse mund të komunikoni me lehtësi në baza ditore, kjo është shumë e rëndësishme. Unë e kam këtë me Justin”, ka thënë Biel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here