Aktorja, Jessica Biel, ka deklaruar se dëshiron të hapë një ditë një restorant ashtu si i fejuari i saj, Justin Timberlake. Aktorja 30-vjeçare ka thënë se restoranti do ti ngjante një furre buke.

“Restoranti do të kishte komponentë të furrës së bukës. Tanimë jam duke mësuar të gatuaj, por ende nuk di mirë të gatuaj” tha ajo në emisionin e Jay Leno, transmetojnë mediat amerikane.

“Gatim është e lidhur me matematikë, unë jam një matematikane e keqe” shtoi aktorja dhe tha se ajo din që të bëjë vetëm pjekurina, por vetëm ato që janë të ëmbla, me banane apo boronica.

Aktorja më vonë në bisedë i kërkoi audiencës që të përhapin fjalët për interesimin e saj të ardhshëm.

“Ju lutemi të vini në restorantin tim. Do të quhet ‘Oh Fugde’”, tha Biel. Aktorja 30-vjeçare kohët e fundit ka marr një rol në krijimtarinë filmike “Volverin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here