Foto e re e Justin Bieber e postuar në Instagram ka një kuptim – mos ndoshta ai dhe Selena Gomez janë ndarë.

Justin përdori këtë rrjet social për të postuar një foto të tij bashkë me mbishkrimin, “Lingse”. Derisa ky mesazh mund të jetë misterioz për disa, sipas raporteve të reja, kjo fjalë ndryshe ka kuptimin e “Single”.

Dhe për më shumë, Justin dukej edhe i trishtuar në foto, por ai edhe e fshiu këtë postim menjëherë, duke na lënë të besojmë se vërtetë ka diçka të vërtetë në këto supozime.

Selena është parë duke festuar me shoqëri për Halloween gjatë vikendit, derisa Justin ishte në turne. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here