Ylli kanadez i popit, Justin Bieber, këto ditë ka koncerte në Gjermani në kuadër të turneut botëror.

Në një nga koncertet në Berlin, në të cilin e shoqëronte nëna Pattie Mallette, ndodhi një aksident në skenë. Flokët e Pattiet morën flakë, ndërsa Justin e shpëtoi.

Aktin e tij heorik, Bieber e ndau me fansat në Twitter, dhe aksidenti ndodhi me siguri në momentin kur këngëtari i ri ia prezantoi publikut nënën, derisa po qëndronin afër tortës së ditëlindjes.

Flaka e qirinjve të tortës përfshiu flokët e Pattie Mallette në momentin kur Justin po ia këndonte këngën e ditëlindjes, por gjithçka përfundoi mirë.

Ajo më vonë në Twitter ka falënderuar të gjithë për dëshirat e bukura të ditëlindjes, si dhe Justinin për tortën e shpëtimit, ka njoftuar MTV.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here