Justin Bieber ka blerë pajisjen për zgjatjen e penisit, të cilën e ka paguar me një kartë krediti të vjedhur dhe përveç kësaj të dashurën e tij, Selena Gomez, po e tradhton me Keshan, Rihannën dhe Penelope Cruzin.

Të paktën kjo është padia e çmendur e ngritur prej një njeriu nga Michigani, i cili thotë se ai është babai i këngëtares Selena Gomez, raporton revista amerikan TMZ.

Pjesët më interesante të padisë, pohon revista, janë:

– Për Bieberin kam shpenzuar rreth 426,78 dollarë që nuk m’i ka kthyer kurrë. Këto para janë përdorur për abort, pasi që Justin Bieber la shtatzënë vajzën time Selenën, në dhomën time të gjumit, mbi qilimin tim kanadez në formë ariu;

– Usher Raymond erdhi në shtëpinë time, më sodomizoi me fishekzjarrë të cilat i ndezi në anusin tim, gjersa më lëshonte hitin e Katy Perry, “Firework”;

– Bieber ia ka ngjitur sëmundjen seksuale të transmetuar Selenës ndërsa mua më vodhi kartën e kreditit për të blerë kokainë për vete dhe P. Diddyn, të cilën e kanë konsumuar në rrethinën e shkollës;

– Bieber ka shfrytëzuar kartën time të kreditit edhe që të blejë një pajisje për zgjatjen e penisit;

Në fund të padisë thotë: “Unë nuk kam rrëshqitur… Amerika duhet të fillojë të bojkotojë muzikën e Bieberit”./indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here