Bieber nuk dëshiron të jetë më idhull i tinejxherëveQë nga mosha 13-vjeçare kur u shfaq në skenën muzikore, Justin Bieber fitoi zemrat e miliona adoleshentëve anembanë botës.

Por, 18-vjeçari kohët e fundit është duke u përpjekur për të dëshmuar që nuk është idhull i adoleshentëve, por një person i rritur i cili ka shumë admirues edhe në mesin e fansave të vjetër.Gjatë intervistës me Ryan Seacrest në shoun “Today”, Bieber tha se dëshiron të tregojë që është më shumë se vetëm një idhull i adoleshentëve, që tregon edhe albumi i tij i ri.

“Unë nuk dua të jem edhe një tjetër idhull i adoleshentëve. Kjo më shkon në nerva. Unë dua të dëshmoj se njerëzit po gabojnë. Albumi im i ri “Believe” tregon se çfarë jam në gjendje të bëj, sidomos pasi që tani kam 18-vjet dhe jam një njeri rritur. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë ‘Ky albumi i ri i Bieberit është super, nuk e kam ditur se është i tij,’” – tha me vetëbesim këngëtari.

Pavarësisht adhuruesve të shumtë dhe milionave në bankë, Justin nuk e fsheh se dëshiron t’i bëhet realitet vetëm një ëndërr – të fitoj çmimin “Grammy”.

“Kur isha i vogël thosha ‘Zoti im, çfarë nëse unë fitojë një Grammy? Kjo do të ishte  çmenduri. Pra, kjo është një nga gjërat që është më e vështira,” tha Bieber, i cili aktualisht është në Gjermani për të promovuar albumin e tij të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here