Justin Bieber synon të lëshojë mustaqet, mesa duket i pakënaqur me imazhin e tij “fëmijëror”.

Këngëtari i ri kanadez ka zbuluar në Twitter se nuk do të rruhet gjatë muajit të ardhshëm, transmetojnë agjencitë.

Nuk do të rruhem gjithë muajin që të shihni mustaqet e mia”, ka shkruar Bieber, i cili aktualisht është në një turne në Britaninë e Madhe.

Bieber ka prerë më parë flokët, që ishin marka e tij mbrojtëse dhe i shiti për qëllime humanitare në e-Bay për 40 668 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here