Bieber harron tekstin e këngësAriane Grande, e veshur me një fustan xixëllues, nisi te këndonte solo këngën e saj hit derisa Justin Bieber u shfaq, duke elektrizuar turmën.

Ylli 21-vjeçar i pop-it arriti të mbante mend refrenin e këngës, duke kënduar në vend të The Weeknd, por shume shpejt filloi te kërcente në skenë dhe te përshëndeste fansat ndërsa Grande, 21-vjeç, vazhdoi te këndonte pasi u vu re dukshëm se Justin kishte harruar tekstin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai kërkoi falje në skenë në përfundim te këngës, “Ndihem me të vërtetë keq. Kam harruar tekstin, Ariana. Kam qenë duke u përpjekur për ta kujtuar atë mbrapa skene për më shumë se një orë. Ndjehem shumë keq. Më fal. ”

Grande e pranoi faljen e këngëtarit, duke i thënë atij “Askush nuk mund të dëgjonte – të gjithë po ulërinin me zë të lartë! Nuk ka problem!”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here