Ashtu si çdo çift adoleshentësh, është e thjeshtë të kuptosh përse Justin Bieber dhe Selena Gomez janë shumë të emocionuar nga përvoja e tyre e parë e dashurisë.

Megjithatë, ajo që i ndryshon nga bashkëmoshatarët e tyre është fakti që Bieber mundi t’i lejonte vetes një suitë prej 6 mijë dollarësh në natë, për të festuar ditëlindjen e tij të 17, në një mbrëmje romantike.

Çifti pronotoi suitën presidenciale në një hotel me pesë yje në Kaliforni. Ndonëse shoqërohen që prej nëntorit 2010, Bieber e Gomez bënë publike lidhjen e tyre vetëm javën e shkuar, gjatë mbrëmjes së Oscar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here