Yll i adoleshentëve, këngëtari Justin Bieber, kërcënon krijuesit e lojës, “Justin Beaver” (Justin Kastori), se do t’i padisë ata në qoftë se ata nuk heqin aplikacionin nga App Store.

Në lojë, një kastor është i veshur me kostum ngjyrë vjollce, me stilin e flokëve që ta kujton Bieberin, duke notuar në lumë dhe përgjatë rrugës vret monstrumë që i dalin në rrugë.

Këngëtarit të ri nuk i pëlqen pse reputacioni i tij po prishet në këtë mënyrë, dhe ka angazhuar avokatët dhe ka kërcënuar se do t’i padisë krijuesit e lojës, nëse nuk largohet nga App Store, ku shitet për 0,99 dollarë.

Krijuesit e lojës pretendojnë që kjo është parodi, dhe se nuk ka bazë për padi pasi që i mbron Amendamenti i Parë amerikan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here