Justin Bieber dhe e dashura e tij Selena Gomez të enjten kanë ndarë kohë nga agjenda e tyre hektike për të vizituar fëmijët e sëmurë në një spital në Zelandë të Re.

Çifti vizitoi pacientët në Starship Children’s Hospital në Auckland gjatë një vizite në qytet, ku Bieber është duke promovuar albumin e tij të ri.

Ai kaloi një orë më fëmijët në objektin mjekësor, duke nënshkruar albumet e tij para se të nisej në një angazhim tjetër në një vend në afërsi.

Tamati Patuwai, një i afërm i pacientit, tha për Stuff.co.nz se “ishte shumë e bukur që një yll si Justin do të gjente kohë për të vizituar fëmijët që kanë nevojë për motivim. Është e ngjashme me Michael Jackson kur erdhi dhe vizitoi komunitetin.”

Pas vizitës, Bieber postoi në Twitter, “Bëj diçka të bukur për dikë tjetër sot. Ti e di të vërtetën… bëje për arsyet e drejta.”

Krijuesi i hitit “The Baby” ka ndihmuar me 6.250 funte spitalin përmes bamirësisë “Believe” në dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here