Justin Bieber dhe Selena Gomez janë detyruar të kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit në muajt e fundit, për shkak të axhendës shumë të ngarkuar të punës.

Megjithatë, kjo vetëm sa e ka përforcuar lidhjen e tyre, të paktën duke gjykuar nga fotografitë e përhapura në rrjet ndërsa ndiqnin një ndeshje hokei, në Kanada.

Të veshur me fanelat e skuadrës së tyre të zemrës, Bieber dhe Selena u fotografuan duke u përkëdhelur dhe duke shkëmbyer puthje. Në një moment, 17-vjeçari i pëshpërin në vesh të dashurës së tij dy vjet më të madhe.

Si për të bërë mbrëmjen sa më perfekte, ekipi për të cilin Selena është deklaruar e “çmendur”, arriti të fitonte takimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here