Ylli i adoleshentëve ka miliona adhurues që e ndjekin idhullin e tyre në çdo moment, por para së gjithash duan t’ia dëgjojnë zërin e tij.

Kështu Justin Bieber ka lënë një numër të rremë të telefonit në profilin e tij në Twitter, por për shkak të kësaj një numër i madh i njerëzve në të gjithë Amerikën janë shqetësuar nga adhuruesit e Bieber.

“Kam marrë mijëra telefonata në ditë nga fëmijët, të cilët mendonin që më në fund do të flasin me këngëtarin e tyre të preferuar”, thotë pensionisti nga Teksasi, i cili është duke planifikuar ta hedhë në gjyq Bieberin për shqetësim.

Justin u përpoq që të mashtrojë adhuruesit me një numër të rremë dhe në këtë mënyrë ka vënë numrin e telefonit të Teksasit dhe ka fshirë dy numrat e fundit. “Lajmërohuni menjëherë,” shkroi ai dhe pas pak e fshiu. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi adhuruesit e tij të shumtë, të cilët kanë provuar kombinime të panumërta duke shpresuar për të marrë në telefon Bieberin.

“Sapo e lëshoja kufjen thërriste tjetri dhe kështu vazhdoi gjithë ditën. Unë punoj në shtëpi dhe për shkak të Justinit nuk e kam përfunduar punën”, u ankua një tjetër viktimë e shakasë së tij.

Kjo nuk është hera e parë që Bieber tallet me adhuruesit. Dy vjet më parë ai la një numër të telefonit të hakerit që ishte përpjekur t’ia thyejë llogarinë në Twitter, i cili më vonë ishte detyruar të ndryshonte numrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here