Justin Bieber, vetëm 16 vjeçar, është parë me një tatuazh në prapanicën e tij, që shfaq një zog fluturues, e që është shenjë e traditës familjare.
Sensacioni i muzikës pop është parë i shoqëruar pak pas ditëlindjes së tij të 16-të me babanë e tij, duke hyrë në qendrën e krijimit të tatuazheve në Toronto, “Son of a Gun”. Revistat e ndryshme kanë publikuar dhe fotografitë, ku shihet qartë Justin Bieber me tatuazh të ri.
Fansat nga ana tjetër e kanë pritur në mënyrë befasuese tatuazhin e ri, duke mos besuar që një 16 vjeçar të ketë bërë tatuazh, ndërsa shumë prej tyre thonë se ia kanë zili atij.