Bianca Balti modelja më seksi në botëMediet amerikane pas një ankete të zhvilluar kanë ardhur në përfundim se bukuroshja Bianca Balti është modelja më seksi italiane në botë. Fushatat për brendet si “Roberto Cavalli”, “Donna Karan”, “Christian Dior”, “D&G”, “Valentino”, janë vetëm disa nga angazhimet e saj.

Se vërtet ka një bukuri të rrallë e konfirmon edhe angazhimi i saj nga njëra prej shtëpive më të njohura të modës për veshje intime “Victoria’s Secret”, e cila në vitin 2005 ka defiluar në revynë e modës, transmeton “Zëri”.

“Vërtet jam e nderuar me këtë titull, pasi vjen nga mediet e njohura. Paraqitja lakuriqe në revista dhe fushata tjera për mua asnjëherë nuk ka qenë një problem. Si një italiane, ne e kemi në gjak që të tregojmë trupin tonë, pasi është në gjenet tona që të kemi trupa të bukur dhe seksi”, ka deklaruar Bianca.

Bianca Balti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here