Edhe pse në ceremoninë e MTV Video Music Awards që u mbajt të dielën mbrëma në Nokia Theatre në Los Angeles, Lady Gaga nuk u paraqit si femër, megjithatë kjo natë i takoi gjinisë së bukur, ndërsa yjet e mbrëmjes ishin Katy Perry dhe Adele, të cilat rrëmbyen nga tre trofe.

Evenimentin madhështor e hapi Lady Gaga, e cila e këndoi këngën “You and I”, por jo si ajo, por si mashkulli ‘brenda saj’, Jo Calderone.

Mbrëmja rrodhi në shenjë kujtimi për Amy Winehouse, për të cilën folën Russel Brand dhe Tony Bennett.

Këngëtarja Beyonce shfrytëzoi rastin për të njoftuar se ajo dhe burri i saj, reperi Jay-Z, janë në pritje të fëmijës së parë. “Dëshiroj ta ndjeni dashurinë që rritet brenda meje”, ka thënë këngëtarja.

Edhe pse ndarja e çmimeve ishte në plan të dytë, duhet përmendur që Gaga mori dy çmime, ndërsa duarbosh nuk u larguan as Britney Spears, Justin Bieber, Beyonce etj.

Fituesit në MTV Video Music Awards 2011:

Videoja e vitit: Katy Perry, “Firework”
Artisti i ri: Tyler, “The Creator”
Mashkulli: Justin Bieber, “U Smile”
Femra: Lady Gaga, “Born This Way”
Hip-hop video: Nicki Minaj, “Super Bass”
Pop video: Britney Spears, “Till The World Ends”
Rock video: Foo Fighters, “Walk”
Bashkëpunimi më i mirë: Katy Perry dhe Kanye West, “E.T.”
Klipi me mesazh: Lady Gaga, “Born This Way”
Koreografia: Beyonce, “Run The World (Girls)”
Montazhi: Adele, “Rolling In The Deep”
Efektet speciale: Katy Perry dhe Kanye West, “E.T.”
Kinematografia: Adele, “Rolling In The Deep”
Arritja më mirë artistike: Adele, “Rolling In The Deep”
Regjia më e mirë: Adele, “Rolling In The Deep”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here