Beyonce thotë se gjithnjë ka dashur që të bëhet më fëmijë në moshën 30-vjeçare. Tani ajo është 29-vjeç dhe përvjetorin e ka në shtator. Këngëtarja deklaroi në një intervistë për CNN se ka dëshirë që ta zgjerojë familjen e saj.

Intervista u regjistrua në Londër, ku Beyonce ndodhet për të promovuar albumin e saj të katërt. Duke folur për bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z, Beyonce u mjaftua duke thënë se ai është i mrekullueshëm, pa thënë detaje të tjera, transmeton TCH.

“Jay dhe unë kemi marrë një vendim që të bëhemi të njohur për muzikën tonë dhe jo për marrëdhënien apo për skandalet”, tha Beyonce.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here